Mëngjesin e së hënës zjarrfikësit në Nju Jork janë përballur me një zjarr që kishte shpërthyer në Kullën e Trumpit.
Shpërthimi i zjarri ishte raportuar rreth orës 07:00 të mëngjesit. Zyrtarë nga Departamenti i zjarrfikësve të Nju Jorkut thanë se zjarri shpërtheu në sistemin e ngrohjes, duke lënë të plagosur kështu dy persona, transmeton Telegrafi.
Sipas “The Guardian”, një person civil është trajtuar pasi që kishte pësuar lëndime të rënda, dhe një zjarrfikës i cili kishte marrë lëndime më të lehta.
U deshtë rreth një orë për të shuar zjarrin. Rreth 84 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes, disa prej tyre mbetën në çati rreth një orë më shumë.
Një nga djemtë e presidentit Donald Trump, Eric Trump, falënderoi zjarrfikësit për punën e tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kvEDfKdcdjo