Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur sot rreth orës 15:00 në udhëkryqin mes Konvikteve të Studenteve dhe Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në aksident janë përshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.
Vetura BMW dhe Audi kanë përfunduar dhjetëra metra nga njëra-tjetra, pasi njëra është goditur në derën e pasme e cila gjë e ka nxjerrë nga rruga.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punua rreth zbardhjes së rrethanave që kanë sjellë deri te aksidenti në fjalë.
Ndryshe, ky është aksidenti i tretë më radhë brenda javës, po në të njëjtin vend. /Telegrafi/