Telegrafi

Dy persona të lënduar në një aksident në Tetovë, dëmtohet edhe një shtyllë elektrike

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në bulevardin “Vidoja Smillevski-Bato” në Tetovë, ndërsa është dëmtuar edhe një shtyllë elektrike.

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 07:45, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në aksident kanë marrë pjesë makina Ford Fiesta me targa të Tetovës, e drejtuar nga 31-vjeçari R.V nga Reçica e Vogël dhe makina Opel Astra, gjithashtu me targa të Tetovës, e drejtuar nga 58-vjeçari M.R nga Tetova. Të dy shoferët e lënduar janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai njoftoi se gjatë goditjes së makinave është dëmtuar edhe një shtyllë elektrike në këtë rrugë.

Hetimi në vendin e aksidentit ka përfunduar./Telegrafi/