Site icon Telegrafi

Dy persona të lënduar, në dy aksidente në Shkup

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në aksidentin e parë të trafikut që ka ndodhur në rrugën “Vasill Gjorgov” është lënduar shoferi 33-vjeçar i motoçikletës, ndërsa në aksidentin e dytë në udhëkryqin nga rruga “Vlladimir Pozhellanovski” dhe rr.”Adolf Coborovski” është lënduar një bashkudhëtare 25-vjeçare nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti i parë ka ndodhur midis automjetit të udhëtarëve “Audi” me targa të Shkupit dhe motoçikletës të drejtuar nga 33-vjeçari A.Z. nga Shkupi, ndërsa në rastin e dytë shoferi 24-vjeçar i automobilit “BMW” me targa të Ohrit ka humbur kontroll dhe ka goditur në dru. Dy të lënduarit janë mbajtur për mjekim, ndërsa nga ana e ekipeve policore është kryer ekspertizë në vendin e aksidenteve./Telegrafi/

Exit mobile version