Telegrafi

Dy persona të lënduar në dy aksidente në Shkup

Një këmbësor dhe një bashkudhëtarë në moped kanë marrë lëndime të rënda trupore, në dy nga gjithsej 16 aksidente që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.

Në tetë aksidente 13 persona janë lënduar më lehtë, ndërsa në gjashtë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB informojnë se policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkelësve të ligjit.

“13 shoferë kanë lëvizuar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në ngjyrën e kuqe të semaforit, si dhe tre shoferë nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse për kokën gjatë drejtimit të motorëve”, thonë nga MPB.

Sot Departamenti për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative me fëmijët e kopshtit “8 Marsi”, që gjendet në rajonin e Komunës së Kisella Vodës./Telegrafi/