Site icon Telegrafi

Dy persona të lënduar në aksident trafiku

Dy persona kanë kërkuar tretmanë mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident trafiku, në magjistralen Vushtrri –Prishtinë, përkatësisht te auto-salloni “Omega”.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në pas mesnatës, mes të shtunës dhe të dielës.

Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të ngasësit të veturës, bën të ditur për
Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, drejtuesi i veturës njëherit shkaktar i aksidentit dhe pasagjeri kanë kërkuar tretmanë mjekësor.

“Vetura në lëvizje del nga shiriti rrugor, me ç’rast godet shtatë vetura të tjera të cilat ndodheshin në parkingun e auto-sallonit”, tha Zahiti për Telegrafin./Telegrafi/

Exit mobile version