Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa tetë tjerë kanë marrë lëndime të lehta në tetë nga gjithsej 19 aksidente sa janë regjistruar katër ditët e fundit në rajonin e SPB Shkup.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë fundjavës festive të vazhduar janë sanksionuar 50 vozitës, të cilët kanë lëvizur me shpjetësi më të madhe se e lejuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 37 vozitës të cilët në mënyra të ndryshme kanë shkelur ligjet./Telegrafi/