Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën rreth orës 21:25, ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.
Grabitja ka ndodhur në një ‘market’, i cili gjendet në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës (po ashtu kanë shtënë me armë, pa shkaktuar lëndime në njerëz), kanë arrit të marrin një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit, në koordinim me stacionet policore të DRP- Prishtinë, me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole Ecol Special), si dhe një sasi e parave (dyshohet të grabitura)”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar: E.G, 16 vjeç dhe L.S, 16 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente. /Telegrafi/