Telegrafi

Dy persona të armatosur plaçkisin një argjendari në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një biznes argjendarie në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Dy persona të maskuar me armë kanë kryer vjedhjen. kanë marrë diçka; një sasi që ende nuk dihet se sa kanë marrë. Policia është duke ndërmarrë masat e duhura”, ka thënë Gashi për Insajderin.

Javën e kaluar, nga një grabitje e armatosur në një bankë në qytetin e Istogut vdiqën dy persona – grabitësi dhe një polic i Kosovës.