Telegrafi

Dy persona të armatosur futen në shtëpinë e reperit të famshëm French Montana

Foto: Getty Images

Shtëpia luksoze e reperit të famshëm, French Montana, ka qenë shënjestër e sulmit të disa personave të armatosur.

Dy grabitës të armatosur kanë hyrë mëngjesin e së martës në shtëpinë e reperit, shkruan TMZ.

French Montana (Foto: Getty Images)

Sipas TMZ, zyrtarët thonë se morën një telefonatë nga ora 9 e mëngjesit, por ngjarja ndodhi shumë orë më parë.

Reperi bashkë me disa persona të tjerë ishin brenda në shtëpi kur grabitësit hynë brenda.

Është e paqartë nëse dikush në shtëpi u plagos, kjo pasi nuk është raportuar që dikush të ketë kërkuar hospitalizim.

Lexo po ashtu French Montana shan në gjuhën shqipe (Video, +16)

Policia është vënë në ndjekje të tyre, pro ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Shtëpia e French Montanës është e rrethuar nga një masë e gjerë sigurie, gjë që bën që pushtimi në shtëpi të jetë më problematik.

Pamje nga shtëpia e reperit French Montana

Ai e bleu këtë shtëpi nga Selena Gomez, e cila kishte probleme të mëdha kur e kishte në pronësi … një hajdut ishte në gjendje të hynte në shtëpinë e saj vetëm pak ditë pasi ajo u fut, dhe ajo përfundoi duke thirrur 911-n tri herë, duke u kështu frikësuar nga ai njeri i bezdisshëm.

French Montana është njëri ndër reperët amerikanë i cili ka pasur rastin të takojë dhe t’i mbështes disa artistë shqiptarë si: Ledri Vula, DJ Blunt dhe Real 1, Dafina Zeqiri e Era Istrefin, me këtë të fundit ka bërë edhe një bashkëpunim të titulluar “No, I love yous”. /Telegrafi/