Site icon Telegrafi

Dy persona raportojnë se janë mashtruar për viza të punës në Gjermani

Dy persona më 11.04.2017 kanë raportuar se në muajin nëntor janë takuar me tre të dyshuar shqiptarë me të cilët kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e vizave të punës në shtetin gjerman, me ç’rast viktimat duhej të paguanin 2500 € për person.

Siç bën të ditur policia, viktimat fillimisht kanë paguar 400 €, ndërsa në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 € dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës.

Viktimat më 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./KP/

Exit mobile version