Dy persona të pickuar nga grerëzat janë sjellë dje në spitalin e Velesit në gjendje të rëndë, njëri rreth 60 vjeç dhe tjetri 30 vjeçar.
I moshuari i cili u raportua mediatikisht edhe dje si rast, ka ndërruar jetë në mbrëmje, ndërsa 30-vjeçari pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe terapisë përkatëse në Spitalin e Përgjithshëm në Veles është dërguar në shtëpi.
Ditën e djeshme, 60-vjeçari, tashmë i ndjerë, me autoambulancën e spitalit ka arritur në spital i gjithi i pickuar nga grerëzat dhe në gjendje kome.
Siç informoi dje për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, dr. Milka Panova nga Ambulanca e Velesit, ata janë thirrur në orën 11:05, kur kanë mbërritur, personi ka qenë në gjendje kome dhe pa shenja jete me pickime të shumta grerëzash në duar, fytyrë dhe shpinë, pra gjithë pjesët e ekspozuara të trupit.
“Menjëherë e kemi ringjallur dhe i kemi dhënë terapinë e duhur, sepse është evidentuar se personi është alergjik ndaj grerëzave dhe urgjentisht me ambulancën tonë dhe në gjendje kome e kemi dërguar në spitalin e Velesit”, informoi mjekja, Panova.
Sot Jelana Levkova Kamilova, zëdhënëse në Spitalin e Përgjithshëm të ISHP-së, Veles, ka deklaruar se dy pacientët të pickuar nga grerëzat janë sjellë në të njëjtën kohë në spital.
60 vjeçari ka ndërruar jetë pasi është lëshuar për në shtëpi, pas i gjendja e tij ka figuruar stabile ndërsa 30 vjeçari ka shpëtuar pa asnjë rrezik për jetën.