Site icon Telegrafi

Dy persona nga Tetova akuzohen për tregti me fëmijë

Prokurori Publik pranë Prokurorisë Themelore Publike dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave nga Tetova, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale, tregti me fëmijë.

E dyshuara duke shfrytëzuar njohuritë e bijës së saj se shoqja e saj me baba të ndjerë dhe me nënë të sëmurë në gjendje të keqe materiale, e ka marrë vajzën nga shtëpia e saj. E dyshuara nëpërmjet internetit ka komunikuar dhe është marrë vesh për takim dhe seksualisht e ka përdorur viktimën. E dyshuara e ka detyruar viktimën që të gënjejë për moshën e saj dhe ka dërguar me automjetin e saj nëpër hotelet e Tetovës, ku ka marrë para dhe ka mundësuar që persona tjerë të marrin shërbime seksuale nga fëmijë, njofton Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari i dytë, si fqinj i të dyshuarës së parë, edhe pse e ka ditur se viktima është e mitur dhe se ka ditur për keqpërdorimin seksual, në vend se ta paraqesë veprën penale, i njëjti ka shfrytëzuar të miturën për realizimin e përfitimit material. Ai ka dërguar të miturën në një hotel në Tetovë dhe nga klienti ka marrë para për shërbimet seksuale.

Rastin e ka paraqitur viktima në rastin e parë kur ka pasur mundësi. Gjykata ju shqiptoi 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve./Telegrafi/

Exit mobile version