Dy persona kanë sulmuar një mjek në njësinë intensive në spitalin e Kërçovës.
“Dje rreth orës 13:00, në njësinë intensive në spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, është prishur rendi dhe qetësia publike ku dy persona L.Nj. (24) dhe A.Nj (21), kanë sulmuar A.S.(35), i punësuar në spital”, deklaroi Stefan Dimovski zëdhënës në SPB Ohër.
Të dy qytetarët janë thirrur në stacionin policor dhe kundër tyre është ngritur padi këshilluese./Telegrafi/