Dy alpinistë humbën jetën të premten dhe nëntë të tjerë u lënduan nga rënia e blloqeve të akullit në Alpe në jug të Zvicrës, tha policia.
Sipas AP News, përcjell Telegrafi, policia në kantonin Valais (shteti) u lajmërua pak pas orës 6 të mëngjesit për urgjencën në grupin e maleve Grand-Combin. Shtatë helikopterë të shpëtimit janë dërguar.
Siç raportohet 17 alpinistë në grupe të ndryshme, ishin në zonë kur blloqet e akullit u shkëputën në një lartësi prej 3,400 metrash. Dy persona – një grua franceze 40-vjeçare dhe një burrë spanjoll 65-vjeçar – vdiqën në vendngjarje.
Policia tha se nëntë persona të tjerë u dërguan në spitalet në Sion dhe Lozanë dhe se dy prej tyre u lënduan rëndë. Alpinistët e tjerë u evakuuan me helikopter. /Telegrafi/