Në 24 orët e fundit, 340 raste të reja të infektimit me coronavirus u regjistruan në Bosnjë dhe Hercegovinë gjersa dy persona kanë vdekur.
Në Federatën e Boshnjake, u testuan 1,712 mostra, nga të cilat 263 ishin pozitive për COVID-19.
Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet, përveç në Podrinje, raporton klix.ba.
Në rastin e Republikës Serbe, 573 mostra u testuan në 24 orët e fundit dhe coronavirusi u konfirmua te 77 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Bosnje, një total prej 17,702 njerëz janë infektuar me virus. Numri i viktimave është rritur në 519 që nga fillimi i epidemisë. /Telegrafi/