Telegrafi

Dy persona hedhin veten në erë pranë ambasadës amerikane në Tunizi, plagosen pesë policë dhe një civil

Dy persona të panjohur kishin aktivizuar pajisjen shpërthyese jo larg ambasadës amerikane në kryeqytetin e Tunizit.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesit kanë humbur jetën, kurse gjashtë tjerë janë plagosur në mesin e tyre pesë policë, transmeton Telegrafi.

“Dy terroristë kanë sulmuar patrullën e policisë në rrugë përballë ambasadës amerikane, me c ‘rast kanë humbur jetën vetë sulmuesit. Aty janë plagosur edhe pesë policë dhe një civil”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Jashtme të këtij vendi.

Raportohet se ata kishin aktivizuar jelekët e mbushur me eksploziv derisa po vozisnin një motoçikletë, kurse cak ishte patrulla e policisë që gjendej matanë rrugës – më saktësisht përballë ambasadës amerikane.

Lidhur me këtë sulm terrorist ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se Kosova dënon sulmin terrorist ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Tunizisë. /Telegrafi/