Dy njerëz në Teksas besohet se ndërruan jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ndërprerjes së energjisë, thonë zyrtarët, derisa stuhitë e pazakonta goditën pjesë të mëdha jugut në SHBA.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, autoritetet raportuan se dy burra u gjetën të vdekur përgjatë rrugicave në zonën e Houston.
Shkaqet e vdekjes ende janë në proces, mirëpo, zyrtarët deklarojnë se temperaturat mund të jenë arsyet dyshuese.
Pjesa më e madhe e kryeqytetit shtetëror të Austin nuk kishte energji elektrike dhe disa njerëz po përpiqeshin të flinin në makinat e tyre derisa ndiznin motorin për ngrohje.
Më në perëndim, San Antonio po zhvillonte ndërprerje të kontrolluara të energjisë në mënyrë që të ruhen furnizimet e energjisë gjatë mbingarkesës sipas kërkesës dhe në disa raste po furnizohen me energji vetëm për 10 minuta në orë. /Telegrafi/