Telegrafi

Dy partitë çame do të bashkohen në një parti të vetme

Idrizi tha se një parti e vetme do të ngrihet mbi një bazament të fortë dhe solid mbi gjithçka që ka bërë Shoqata “Çamëria”, mbi shumëçka që kishte përparësi PDI-ja që kishte në themel të programit të saj çështjen çame.

Idrizi ka thënë gjithashtu se bashkimi i dy partive është çështje ditësh dhe kërkoi që të gjithë të punojnë së bashku, sepse siç tha ai, "sot është ora e Çamërisë, ora e shqiptarëve". /Telegrafi/