Klinika Infektive e Shkupit informon se tashmë dy pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak, pasi në testet kontrolluese për Covid-19 kanë rezultuar negativ. Dy pacientët që sot janë lëshuar për kurim shtëpiak janë në gjendje të mirë.
Me këtë numri i personave të shëruar nga coronavirusi shkon në tre, ndërkohë po aq kanë ndërruar jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm është 201.
Sipas vendbanimeve, gjithsej raste me Covid -19 deri më tani në vendin tonë janë regjistruar në: Shkup 123, Dibër 43, dy prej tyre kanë ndërruar jetë, Kumanovë 15, njëri ka ndërruar jetë, Shtip 8, Veles 3, Ohër 3, Kavadar 2, Prilep 2, Gostivar 1, Tetovë 1./Telegrafi/