Telegrafi

Dy pacientë humbën jetën, 74 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vazhdon të rëndohet bilanci nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy pacientë nga Tirana, ndërsa në spital janë 89 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde.

Ndërsa janë regjistruar 74 raste të reja në 24 orët e fundit nga 392 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë. /TCH/