Dy nxitëse tifozësh nga Teksasi kishin hipur gabimisht në një vetur tjetër në parking, ku si pasojë pronari i mjetit i qëlloi me armë zjarri.
Policia e Qarkut Elgin, tha se arrestoi Tello Rodriguez Jr., 25 vjeç, për incidentin dhe e akuzoi atë për sulm, shkruan ABC Nws.
Të dy nxitëset e tifozëve përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra, transmeton Telegrafi.
Njëra është liruar pas ekzaminimit dhe mjekimit, ndërsa tjetra është dërguar me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Heather Roth, nxitëse e tifozëve me Woodlands Elite Cheer Co., shkroi në Instagram për të ndarë atë që ndodhi atë natë.
Ajo deklaroi se së bashku me tri nxitëse tjera tifozësh, shkuan në parking pak pas mesnate pas stërvitjes. Gabimisht, ajo hapi derën e veturës së gabuar në të cilën ishte një burrë.
Më pas ajo doli nga automjeti dhe u kthye në veturën e shoqes së saj. Më pas burri erdhi tek ata. Roth hapi dritaren për të kërkuar falje, por burri filloi të qëllonte. /Telegrafi/