Maratona e Shkupit e mbajtur dje ku vrapuan qindra qytetarë nga vendi dhe nga bota u simbolizua me dy fotografi që morën vëmendjen e të pranishmëve.
Një pjemarrës me Sindrom Down ka pasur një incident në afërsi të përfundimit, në 50 metrat e fundit, dhe është rrëzuar. Menjëherë më pas është afruar një garues tjetër dhe e ka marrë në krah djaloshin që ishte rrëzuar. Kjo fotografi mbrëmë është shpërndarë nga të gjithë duke e cilësuar si humanitet dhe dashuri ndaj njerëzimit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Studenti i mjekësisë Zuhri Kamberi dje ka lënë përshtypje në maraton duke mbajtur mbishkrimin “We run to Germany” (Vrapojmë për në Gjermani) duke protestuar kështu ndaj trendit të ikjes së mjekëve drejt Gjermanisë, për kushte më të mira të punës.
Përndryshe, në kategorinë e vrapuesve meshkuj më i shpejtë ishte Evans Bivot kurse tek femrat Xhedida Karungu. Kjo maratonë u organizua nga ëizz Air dhe u mbështet nga shumë kompani nga Maqedonia. /Telegrafi/