Pavarësisht largimeve të fundit që ka pasur Nisma për Kosovën, asaj po vazhdojnë ti bashkohen njerëz nga subjekte të ndryshme politike.
Nismas sot iu bashkuan dy nëndegë të Partisë Demokratike në komunën e Lipjanit. Këtë e ka bërë të ditur vetë kjo parti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Lexoni postimin e plotë:
Anëtarësimet e reja nuk kanë të ndalur, edhe 2 nëndegë të PDK-së në Lipajn kanë kaluar në NISMA
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë, kanë zhvilluar takime me strukturat e nëndegëve të NISMA’s në Lipjan.
Gjatë ditës së sotme NISMA’s i është bashkuar e gjithë nëndega e PDK-së në fshatin Varigoc, dhe tërë nëndega po e PDK-së, në fshatin Bregu i Zi.
Kryetari Limaj, bashkë me anëtarin e kryesisë së NISMA’s, njëherit kryetarin e NISMA’s në Lipjan, Heset Sahiti, kanë shpërndarë edhe libreza të anëtarësisë, për shumë të rinj nga këto dy fshatra që sot ju bashkuan Nisma’s në Lipjan.
Në mesin e atyre që sot ju bashkuan NISMA’s në Lipjan, kishte edhe anëtarë të deritanishëm të LDK-së dhe LVV-së.