Sipas të dhënave të para, dy presona janë arrestuar, pasi janë kapur teksa i kishin bërë pritë njëri tjetrit dhe ishin gati për krim.
Policia e Shkodrës tha se personat e arrestuar janë identifikuar si Zamir Kadrija dhe Xhevded Xhufelaj. Ata ishin të armatosur dhe kishin vendosur të ekzekutonin njëri-tjetrin për motive që ende nuk dihen.
“Të dy personat që momentin që janë ndaluar kanë qenë të aramtaosur”, thanë burimet e policisë. Ata u shoqëruan në komisariat, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e shkaqeve, raportoi Panorama./Telegrafi/