Piktura “La Gommeuse” e punuar me ngjyra vaji në vitin 1901, e shfaq një grua të zhveshur, që mendohet të jetë valltare në kabare, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e pasme të pikturës është karikatura e Pere Manach, shokut të Picassos. Ai e kishte karikaturuar shokun e tij të zhveshur, në moshën 19-vjeçare.
Nuk dihet se pse ka vendosur ta bëjë ai këtë punim, në pjesën e pasme të një pikture tjetër.
Kryevepra, apo “kryeveprat” që kanë pasur shumë pronarë, kurrë nuk kanë qenë pjesë e ndonjë muzeu publik. /Telegrafi/