Qendërmbrojtësi i Prishtinës e mori këtë dënim pas kartonit të kuq që e mori në ndeshje me Ferizajn, pas një ndërhyrjeje të ashpër si lojtar fundor, në kuadër të xhiros së 12-të të Raiffeisen Superligës.
Kurse, sulmuesi i Trepçës ’89 do të pushojë dy ndeshje për shkak të sjelljeve jokorrekte ndaj gjyqtarit kryesor Besfort Kosumi, në ndeshje ndaj Ferronikelit, me ç’rast edhe ishte ndëshkuar me karton të kuq, në fund të takimit.
Ndërkohë, KD e ka pezulluar Ilir Bojkun, zyrtar i Trepçës ’89 deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Gjithashtu, derisa të jetë joaktiv, ai duhet të bëjë deklaratë plotësuese deri më 4 nëntor.
Edhe Ramiz Dervishi, ndihmës-trajner i Ferronikelit u pezullua deri në marrjen e vendimit përfundimtar, për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Trepça ’89 – Ferronikeli. /Express/Telegrafi/