Site icon Telegrafi

Dy murgesha bllokohen për tri ditë në ashensor

Murgeshat, njëra 69-vjeçare nga Zelanda e Re, tjetra irlandeze me moshë 58 vjeç, kishin mbetur që të premten të bllokuara në manastirin e Maristas pas një defekti elektrik.

Gratë kanë thirrur me të madhe për ndihmë, por përgjatë fundjavës, ndërtesa ka qenë krejtësisht e zbrazur.

Murgeshat u gjetën vetëm pas tre ditësh, kur një pastruese thirri policinë pasi i kishte rënë disa herë ziles e nuk kishte marrë përgjigje. /Top Channel/
 

Exit mobile version