Telegrafi

Dy muaj pasi njoftoi për shtatzëninë, Christina Ricci martohet me Mark Hampton

Christina Ricci i ka thënë “PO” Mark Hamptonit.

Aktorja, që tashmë është shtatzënë, njoftoi me entuziasëm se ajo dhe stilisti i flokëve u martuan duke ndarë disa ‘selfie’ nga dasma e tyre.

“Zonja dhe Zotëriu”, ka qenë përshkrimi i 41-vjeçares ku shfaqet përkrah bashkëshortit të saj. Të dy u shfaqën në të bardha derisa morën vëmendje me dukjen elegante.

Hampton, 37-vjeçar, gjithashtu shpërndau të njëjtën fotografi duke shkruar: “Të sapo martuar”.

Një numër ndjekësish të tyre reaguan me komente e urime përfshirë: Kelly Ripa, Juliette Lewis, Helena Christensen, Eva Chen dhe Octavia Spencer.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Christina Ricci

“Një ribashkim i mrekullueshëm”, tha Lewis.

Ceremonia e martesës së çiftit vjen dy muaj pasi Ricci bëri të ditur se është shtatzënë me fëmijën e dytë.

Ky ndërkohë është fëmija i parë me Mark.

Christina ka një djalë shtatëvjeçar, Freddie, me ish-bashkëshortin, James Heerdegen.

Divorci i tyre u finalizua në korrik pas shtatë vitesh martesë. /Telegrafi/