Site icon Telegrafi

Dy muaj më parë, Ilir Meta kishte paralajmëruar tërmetin që ndodhi sot në Shqipëri

Presidenti  i Shqipërisë, Ilir Meta, me 30 korrik kishte paralajmëruar tërmetin që ndodhi sot në Shqipëri.

Meta, kishte thënë se është informuar nga mediat ndërkombëtare mbi paralajmërimin për një termet godasë Ballkanin.

Lexo po ashtu Tërmetet në Shqipëri, shkon në 68 numri i të lënduarve

Po ashtu, përmes një letre, ai u ishte drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, rreth tërmetit.

Lexo po ashtu Tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit në Shqipëri

Meta, duke cituar një sizmolog të vjetër grek, kishte thënë se Ballkani do të goditet nga tërmet i fuqishëm apokaliptik.

Pothuajse dy muaj më parë, Meta i kishte kërkuar llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Meta thotë se një tërmet i fuqishëm pritet ta godasë Ballkanin

Gjithashtu, presidenti Meta në letrën e shkruar ka thënë se është i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, sepse çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve.

Lexo po ashtu Edhe dy tërmete godasin Shqipërinë

Ndryshe, së fundi edhe dy dridhje kanë ndodhur në Shqipëri, duke e çuar në pesë numrin e tyre këtë të shtunë.

Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.

Përveç dëmeve materiale, deri me tani raportohet edhe për rreth 70 të lënduar./Telegrafi/

Exit mobile version