Kanë kaluar dy muaj që kur u nda nga jeta humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.
Ka qenë këngëtarja Adelina Thaçi-Meta, vajza e të ndjerit, që ka bërë një shkrim në rrjete sociale dedikuar të atit.
Ajo shpreh mallin që ka për të e po ashtu tregon se sot ka qarë e ka qeshur deri në orët e mëngjesit, duke theksuar se e ka ndjerë shpirtin e tij përreth.
“Dy muaj pa ty babë. Kam qarë e kam qeshur deri në orët e mëngjesit sot, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje”.
“Si ka mundësi baba që edhe prej parajsës po na mban me humor. Kujtime pafund, të qeshura pa fund. Po më mungon fort fort. I përjetshëm kujtimi për ty”, kanë qenë fjalët e artistes shqiptare.
Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë më 26 mars si pasojë e infektimit me coronavirus.
Ai ka lënë pas një karrierë të bujshme artistike, vepra të mëdha që do mbahen mend gjatë. /Telegrafi/