Banorët e fshatit Poroj të Tetovës, i cili brenda dy muajve dy herë u godit nga vërshimet akoma vazhdojnë t’i ndiejnë pasojat dhe ende nuk i janë kthyer normalitetit, shkruan Alsat M. Banorët ankohen se pas vërshimeve të dyta asnjë institucion lokal apo qendror nuk ka intervenuar, ndërsa sezoni i vjeshtës po ofrohet dhe rreziku nga shirat shtohet çdo ditë e më tepër.
Edhe përkundër premtimit se do të bëhet për dy javë, kanë kaluar dy muaj dhe kjo urë që u shkatërrua nga vërshimet, kjo urë ende nuk është kthyer në gjendjen e saj të mëparme dhe nuk është vënë në funksion. Për më tepër, fshatin Poroj e goditën edhe vërshimet e dyta dhe shkatërruan edhe urën e vogël që mund ta shihni nga pamjet.
Kreu i Bashkësisë lokale të Porojit, Sulejman Ramadani, shprehet se durimi i banorëve ka humbur, nëse brenda dy ditësh nuk ka reagim nga institucionet të premten do të dalin në protesta dhe do të bllokojmë aksin rrugor Tetovë Jazhincë.
Banorët shprehen të revoltuar edhe për çështjen e përmbytjes së tokës bujqësore. Atyre ndonëse iu premtua kompensim i dëmeve, një gjë e tillë akoma nuk është realizuar./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=T-nEXPVsf1A