Eros Grezda ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar në muajin dhjetor.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë i është bashkuar shokëve të skuadrës Rangers në stërvitje.
Ka qenë vetë gjakovari që ka lajmëruar për rikthimin e tij në qendrën stërvitore.
Grezda ka postuar një foto në Instagram nga stërvitjet e ditës së enjte me Rangers ku ka shprehur lumturinë që ka lënë lëndimin pas.
23-vjeçari ndeshjen e fundit me klubin skocez e zhvilloi më 23 dhjetor të vitit të kaluar.
Ai i ka munguar Rangersit në 10 ndeshje mes kampionatit skocez dhe Kupës së shtetit.
Në ndeshjen e ardhshme që Rangers e zhvillon ndaj Hamilton, Grezda pritet të ftohet nga trajneri Steven Gerrard. /Telegrafi/