Site icon Telegrafi

Dy motra të moshuara nga SHBA-të vjedhin gjysmë milion dollarë në shkollat ku punonin

Dy motra, ish-punëtore në kantinat shkollore në Konektikat të SHBA-së, akuzohen se kanë vjedhur rreth gjysmë milion dollarë nga shkollat në të cilat kanë punuar gjatë pesë viteve të fundit.

Policia thotë se Joanne Pascarelli (61) dhe Marie Wilson (67) u dorëzuan pasi një urdhër arresti të lëshuar.

Ato kishin kryer vjedhjen nga dy shkolla të mesme në të cilat kanë punuar në periudhën 2012-2017.

Motrat u liruan nga burgu me kaucion prej 50,000 dollarësh, dhe do të dalin para gjyqit në fund të gushtit. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version