Telegrafi

Dy momentet interesante nga pjesa e parë: Momenti i dyshimtë i penalltisë së Ramos dhe kartoni i verdhë i Modricit (Foto/Video)

Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Real Madridi është duke u zhvilluar në një ritëm të lartë dhe me raste nga të dyja anët.

Real Madridi është në epërsi pas 45 minutave me golin e Gareth Bale.

Por në fillim të ndeshjes ishte një moment i dyshimtë ku kapiteni i mbretërve Sergio Ramos preku me dorë topin që e largoi nga vija e portës.

Gjyqtari nuk gjykoi asgjë edhe pse lojtarët vendas reaguan gjatë.

Momenti i dytë ishte ai i Luka Modric i cili e kreu ‘punën’ e gjyqtarit duke i numëruar hapat pas një goditje dënimi.

Normalisht që ai nuk guxon ta bëjë këtë dhe mori kartonë të verdhë.

Pjesa e dytë pritet të sjell emocione edhe më të mëdha./Telegrafi/