Telegrafi

Dy modele të reja nga BlackBerry vijnë këtë vit

BlackBerry KEYone është vetëm njëri nga modelet e BlackBerry që pritet të dalin nga linja prodhuese e TLC në këtë vit.

Nicolas Zibell nga TLC Communications ka deklaruar për CNET se portfolio e firmës do të mund të rritet deri në tri pajisje.

Një tjetër burim ka rrëfyer se planet e kompanisë përfshijnë sjelljen e një modeli vetëm me ‘touchscreen’, që do të pasojë modelet DTEK50 dhe DTEK60.

Brendi DTEK pritet të braktiset dhe me gjasë, do të zëvendësohet nga një emër tjetër, më i kapshëm.