Telegrafi

Dy mitrovicas të arrestuar për prostitucion

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një mashkull dhe një femër.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën marrje me prostitucion.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, ata janë dërguar në gjykatë në procedurë të përshpejtuar. /Telegrafi/