Telegrafi

Dy minuta lojë dhe Valmir Sylejmani kalon Hannoverin në epërsi

Hannoveri ka kaluar në epërsi ndaj Bochumit në kuadër të javës së 12-të në Bundesliga 2.

Ishte minuta e dytë e takimit, kur Valmir Sylejmani e shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij.

Lojtari shqiptar pranoi një asistim nga Marvin Ducksch, për të shënuar lehtas në portën kundërshtare.

Sylejmani aktualisht ka një gol dhe një asistim për Hannoverin në këtë edicion. /Telegrafi/