Telegrafi

Dy ministra izraelitë bëjnë thirrje për vrasjen e udhëheqësit të Hezbollahut

Në një mbledhje të qeverisë sot në Jerusalem, ministri Jitzhak Kohen e quajti Sheik Hassan Nasrallahun një njeri të çmendur dhe tha se ai duhet të ishte vrarë shumë kohë më parë.

Ministri i Brendshëm Meir Shetrit tha se Izraeli nuk duhet të negociojë me Nasrallahun por duhet, sipas tij, ta vrasë atë. Nasrallahu doli në publik në Beriut të shtunën, për herë të parë pas një viti, për të mbajtur një fjalim para myslimanëve shiitë që merrnin pjesë në ceremonitë fetare.

Nasrallahu tha se grupi i tij ka mbetjet e ushtarëve izraelitë të vrarë në jug të Libanit gjatë luftës së Izraelit me Libanin gjatë vitit 2006. Ai u tall me Izraelin se kishte lënë kufomat e ushtarëve të tij pas. /VoA/