Telegrafi

Dy milionë njerëz mund të vdesin nga coronavirusi para se vaksina të jetë gati, paralajmëron OBSH

Numri global i të vdekurve mund të dyfishohet duke arritur në 2 milionë njerëz para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht.

Dhe ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse nuk veprohet bashkë për të frenuar pandeminë.

Kështu ka paralajmëruar një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Sipas The Guardian, Dr. Mike Ryan, shefi i programit të emergjencave, tha: “Nëse nuk e bëjmë (reagimin e përbashkët), numri për të cilin flisni [2 milionë vdekje] nuk është vetëm i imagjinueshëm, por fatkeqësisht ka shumë të ngjarë jetë i tillë”.

Vlerësimi i tij erdhi pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve nëntë muaj që kur virusi u zbulua në Kinë iu afrua shifrës prej 1 milion. /Telegrafi/