Telegrafi

Dy milionë euro për 20 mijë palë këpucë policie (Dokument)

Është hapur tenderi për blerjen e 20.000 këpucëve për Policinë e Kosovës. Duke i marrë parasysh ofertat, çmimi për një palë këpucë arrin nga 22.5 euro deri në 99 euro.

Tenderi është shpallur me datë 26 mars dhe ofertimi nga kompanitë është bërë me datë 28 prill të këtij viti.
Sipas një dokumenti të siguruar nga KosovaPress në këtë tenderë kanë konkurruar 7 kompani dhe çmimi i ofertimit për 20.000 palë këpucë arrin nga katërqind e pesëdhjetë mijë euro, me konkurrues kompania SEYKOS deri në 1 milion e nëntëqind e tetëdhjetëmijë euro (1.980.000), me konkurrues kompaninë SODEX GROUP.

Kompanitë që kanë konkurruar janë Naki&Minimax, Ripten Engineering, Sodex Group, Solid, Melodia, Seykos dhe Artur Group. /Telegrafi/