Kamionit, i cili transportonte dy milionë euro në monedha prej një dhe dy euro papritmas i plasi goma, goditi rrethojën mbrojtëse, e më pas ranë edhe kutitë me para, ku rreth dy milionë euro u shkapërderdhën nëpër rrugë në afërsi të qytetit Foggia të Italisë.
Shoferët menjëherë dolën nga kamioni për t’i grumbulluar paratë, por ishte e pamundur.
Njerëzit si të çmendur vraponin nga automobilat për t’i mbledhur paratë, para se policia të grumbullonte së paku 10.000 euro.
Policia italiane luti njerëzit që të kthejnë paratë e marra, shkruan BBC. Kamioni i përkiste një firme sigurimi e cila transportonte para nga Casena në Bari. /Telegrafi/