Site icon Telegrafi

Dy milionë aplikacione për televizorët e Samsung

Samsung ka njoftuar se tanimë janë shkarkuar dy milionë aplikacione për televizorët e saj me mundësi të lidhjes në internet.

Ky lajm vjen vetëm dy muaj pasi që kompania ka njoftuar se janë shkarkuar një milion aplikacione, e çka është më mbresëlënëse është fakti se për milionin e parë është dashur të kalojnë 268 ditë nga fillimi i dyqanit online me aplikacione për televizorë.

Në mesin e aplikacioneve të shkarkuara më së shpeshti gjenden YouTube e Hulu Plus, si dhe ESPN Next Level, AccuWeather e Google Maps. /Telegrafi/

Exit mobile version