Site icon Telegrafi

Dy mijë gra me asistencë sociale do të mund t’i nënshtrohen falas PAP-testit (Video)

Nga korriku ka filluar pilot-projekti i Komunës së Prishtinës, me të cilin gratë kanë mundësi të bëjnë analizën e PAP-testit falas.

Komuna e Prishtinës, së bashku me disa donatorë, kanë marrë këtë iniciativë, por fillimisht testit do t’i nënshtrohen vetëm dymijë gra të cilat janë nën asistencë sociale.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, thotë se qëllimi i këtij pilot projekti është vetëdijesimi i grave, raporton KTV.

Vitia shpreson që ky pilot projekt do të ketë sukses dhe të fillojë të aplikohet në gjithë vendin. Ndërsa, ato pak gra të cilat e dinë çka është PAP-testi, apelojnë te të gjitha grat që ta bëjnë këtë test.

Me PAP-test mund të zbulohen shenjat e hershme të kancerit të qafës së mitrës, ndërsa nëse zbulohet me kohë, trajtimi është më i thjeshtë.

Rekomandohet që të fillohet me PAP testin menjëherë, kur do të bëheni seksualisht aktive dhe nëse nuk ka faktorë rreziku, të njëjtin ta bëni një herë në vit.

Exit mobile version