Në prani të rreth dy mijë fëmijëve e nxënësve të institucioneve parashkollore e fillore, në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, përmes aktiviteteve u shënua Dita ndërkombëtare e shëndetit oral.
Përveç recitimit të poezive për shëndetin oral dhe ecjes “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, gjatë aktivitetit, mbi dy mijë fëmijë pastruan live dhëmbët në sheshin “Zahir Pajaziti“ në ditën ndërkombëtare të shëndetit oral.
Ky është viti i gjashtë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NAA22ii6XSE