Site icon Telegrafi

Dy mijë fëmijë nga familjet në rrezik social e kanë falas pushimin veror

Dy mijë fëmijë nga familjet në rrezik social dhe familjet e rrezikuara sociale edhe këtë verë do të kenë mundësi që të shkojnë në pushim veror falas në kuadër të projektit që e realizon Qeveria, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shpallja është publikuar sot, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20 qershor. Grupet e para në pushim veror duhet të nisen në fillim të korrikut.

Në shpallje mund të aplikojnë fëmijët nga familjet shfrytëzuese të ndihmave sociale, nga familjet shfrytëzues të ndihmës së përhershme në të holla, fëmijët dhe të rinjtë me pengesa në zhvillim deri në moshëн 26 vjeç, fëmijët nga familjет shfrytëzuese me para shtesë të fëmijëve dhe të shtesës prindërore.

‘Me projektin edhe sivjet u ndihmojmë familjeve të cilët janë në rrezik social, familjeve materialisht të pasiguruara të cilët ndoshta nuk kanë të ardhura të mjaftueshme që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në pushim veror, që ta bëjnë këtë’, tha ministri i PPS, Dime Spasov.

Grupet e para duhet të nisen në pushim veror në fillim të korrikut, ndërsa projekti tërësisht duhet të realizohet deri në fund të gushtit. /Telegrafi/

Exit mobile version