Site icon Telegrafi

Dy metoda natyrale për t’i larguar morrat nga koka

Problemi me morra është një ankth i vërtetë.

Kush dëshiron ta kruajë kokën tërë kohën në publik?

Personat që vuajnë nga ky problem ndihen të turpëruar, e madje kanë edhe probleme të lëkurës në kokë si pasojë e kruarjes së vazhdueshme, transmeton Telegrafi.

Morrat mund t’i keni në çdo moshë, madje edhe thjesht duke u ulur pranë një kolegu që e ka atë problem.

Ata mund të shpërndahen edhe nga kontakti me rrobat si kapuçat apo aknet, por edhe nga gjërat tjera personale.

Sidoqoftë, nëse veç frikësoheni të përdorni produkte me kimikale të shumta dhe t’i dëmtoni flokët, atëherë ekspertët tregojnë dy ilaçe natyrale për zgjidhjen e këtij problemi pa ndonjë efekt anësor.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit bën punë të jashtëzakonshme për mbytjen e morrave.

Për shkak të trashësisë së vajit të ullirit, morrat supozohet se ngulfaten dhe vdesin.

Vajin aplikohet ta aplikoni gjatë natës nën një kapuç të dushit sepse morrat mund të mbijetojnë pa frymëmarrje për disa orë.

Metoda me majonezë

Përveç se i bën shumë ushqime më të shijshme, majonezi është i mirë edhe për trajtimin e morrave të kokës.

Shpërndajeni mirë në kokë dhe mbajeni nën kapuç dushi për të paktën 3-4 orë. Bëni dush dhe përsëriteni një javë më vonë për t’u siguruar se çdo morr është larguar. /Telegrafi/

Exit mobile version