Një femër në Rahovec ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy meshkuj, njëri prej të cilit është bashkëshorti i saj.
Viktima nga goditjet e marra, është dërguar për tretman mjekësor.
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dy personat e dyshuar dhe me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.