Telegrafi

Dy meshkuj rrahin brutalisht femrën në mes të rrugës, qindra kalimtarë nuk ndërhyjnë për ta shpëtuar vajzën (Foto/Video, +18)

Një video shokuese që po qarkullon në internet, shfaq momentin kur një vajzë rrahet brutalisht në mes të rrugës në pikë të ditës nga dy burra, pasi akuzohej se kishte tradhtuar të dashurin.

Pamjet e filmuara në Rio de Janeiro të Brazilit, tregojnë se si një burrë së bashku me mikun e tij, godasin pandërprerë në bark vajzën e cila zvarritej nëpër tokë, transmeton Telegrafi.

Por pasi që goditet me shkop druri, një mikeshë e saj mundohet të ndërhyjë për ta shpëtuar duke bërtitur “para” që në gjuhën portugeze do të thotë mjaft – por edhe ajo e pëson keq kur goditet në fytyrë me armë.

Por është interesant fakti se si këmbësorët dhe taksistët me motoçikleta, shikonin me vëmendje duke mos ndërhyrë për t’i shpëtuar vajzat, thuajse nuk po ndodhte asgjë e keqe. /Telegrafi/