Telegrafi

Dy mënyra të reja se si të përdorim korrektorin

Mënyra e vendosjes së korrektorit ka ndryshuar periudhë pas periudhe

Në fillim vendosej në formë harku në zonën poshtë syve, më pas kjo mënyrë rezultoi e gabuar dhe u tha se vendosja duhet bërë në formë trekëndëshi.

Tani, korrektori përdoret edhe në zonën poshtë dhe lart vetullës, për t’u dhënë syve më shumë shkëlqim dhe për t’i bërë të duken më të hapur, më të relaksuar.

Së fundmi, po flitet për dy mënyra të reja të aplikimit të korrektorit për t’i dhënë fytyrës një efekt tërheqjeje.

Mënyra e parë: Aplikimi i korrektorit në pjesën fundore të syve, buzës dhe në hundë.

Rezultati është pak a shumë kështu:

Mënyra e dytë: Krijimi i një trekëndëshi të madh nga zona e vetullave deri në pjesën e sipërme të buzës dhe mbushja e këtij trekëndëshi me korrektor.

♬ Bend It – Maleek Berry